http://www.telegrafi.com/sport/sneijder-te-qendroje-te-interija-5-0-39406.htmlAgjenti i Wesley Sneijder, Soren Lerby, ka hedhur poshtë spekulimet se klienti i tij është pranë kalimit te Galatasaray, duke aluduar kështu në një qëndrim të tij te Interi.
Lideri i kampionatit turk kishte arritur marrëveshje me Interin për mesfushorin holandez, por është Sneijder ai që si duket ka refuzuar ofertën e Galatasarayt dhe ndoshta do të pranojë qëndrimin te Interi.
“Është e pamundur që ai të kalojë te Galatasaray. Ne nuk kemi biseduar me Galatasarayn dhe nuk ka asnjë lloj marrëveshje”.
“Unë nuk e kam idenë se për çfarë po flitet. Interi nuk më ka treguar për këtë. Unë nuk e di nëse Sneijder do të nënshkruajë me ndonjë klub apo do të rinovojë”.
“Gjithçka është e mundur. Përgjatë javëve në vijim ne do të shqyrtojmë çdo ofertë që vjen në drejtim tonin. Është zgjedhje e Sneijder dhe bashkëshortes së tij Yolanthe. Wesleyt i duhet pushim në mënyrë që të bëjë zgjedhjen e duhur”, është shprehur Lerby.
Interi i ka ofruar Sneijderi një kontratë trevjeçfare me përfitime prej 4.7 milionë euro në sezon, 1.3 më pak se sa paga që e ka pasur në vitet e fundit dhe Sneijder ka refuzuar të rinovojë me zbritje të pagës për të favorizuar klube tjera si Galatasaray apo Tottenham, që janë të gatshme t’i japin holandezit nga vetëm 4 milionë euro në sezon. /Telegrafi/
AZ ONCE YAZDIKLARIMIN KAYNAGI.
saygilar renktaslar